Please enter at least 3 characters.

Eriksen: Lucas Moura meriton një statujë në Angli pasi e dërgoi Tottenhamin në finale

2019/05/christianmoura.jpg
359:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - MAY 08: Lucas Moura of Tottenham Hotspur celebrates with Christian Eriksen of Tottenham Hotspur after he scores his sides second goal during the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Ajax and Tottenham Hotspur at the Johan Cruyff Arena on May 08, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dan Mullan/Getty Images )
12:"Getty Images

Christian Eriksen nuk ka pasur fjalë për ta përshkruar ndjenjën e kualifikimit të Tottenham Hotspur në finale të Ligës së Kampionëve, teksa ka shprehur keqardhje për Ajaxin e ka uruar bashkëlojtarin e tij, Lucas Moura, i cili realizoi het-trik.

Spursat pësuan 0-1 në Londër, mirëpo fituan 3-2 në Amsterdam për të siguruar pjesëmarrjen në finalen e 1 qershorit në Madrid.

"Ishte një ndeshje e pabesueshme, ishim vërtet shumë prapa, u përpoqëm të riktheheshim, kishim fat, më vjen keq për Ajaxin, zhvilluan ndeshje të mirë kundër nesh, sot (e mërkurë) ne krijuam më shumë raste, luajtëm më mirë, është një çlirim, kemi luftuar për këtë, është një ëndërr të jesh në finale".

"Nuk ishte një lojë taktike, ishte një luftë dhe një paraqitje me zemër, zemra dhe Lucas Moura, falë tij e fituam ndeshjen, ai e meriton më së shumti".

"Shpresoj t'ia bëjnë një statujë në Angli për këtë arritje, jemi të mahnitur, nuk kam fjalë që ta përshkruar, më vjen keq për Ajaxin, por në fund duhet të mendojmë për veten", ka deklaruar mesfushori danez. /Telegrafi/