Please enter at least 3 characters.

Erërat të forta dhe shiu i rrëmbyeshëm përfshijnë një pjesë të Serbisë, publikohen pamjet (Video)

2019/05/808134_a_f.jpg

Moti i keq, i karakterizuar nga erërat e forta dhe të stuhishme dhe shiu i madh kanë përfshirë në orët e vona të pasdites së ditës së hënë pjesë të qytetit të Baçka në Serbi.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, fushat janë mbuluar nga sasia e madhe e shiut dhe dëmi nuk mund të vlerësohet në këtë kohë.

Gjithashtu, duke cituar Vojvodina Meteo, thuhet se një gjendje e paqëndrueshme e motit pritet të vazhdojë edhe më tej. /Telegrafi/