Please enter at least 3 characters.

Erdhën për turizëm nga Rusia por u angazhuan të pastrojnë mbeturinat në Maqedoni (Foto)

2017/08/rusët-1.jpg

Erdhën nga Rusia për të pushuar dhe shëtitur në Maqedoni por filluan të mbledhin mbeturina që nuk munden t'i duronin gjatë qëndrimit të tyre në qytetin e vogël të Demir Kapisë.

Bëhet fjalë për regjisorin Andrej Kim dhe gruan e tij Irina, shkruan sdk, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para dy viteve Kim kishte inçizuar një përallë për fëmijë në disa vende nëpër Maqedoni.

Foto: SDK.MK

Këtë herë nuk kishte ardhë për punë por për të shëtitur nëpër natyrën e kësaj pjese të shtetit të vogël në Ballkan.

Të dy kishin mbledhur gjithësejt gjashtë qese të mëdha me mbeturina të cilat më vonë i kanë çuar tek deponia e këtij qyteti.

Nuk është hera e parë kjo që turistët mbledhin mbeturina nëpër natyrën e vendit.

Foto: SDK.MK

Edhe turistë tjerë janë ankuar tek atuoritetet komunale nëpër Maqedoni se kanë parë shumë mbeturina nëpër male dhe lëndina ku kanë ecur. /Telegrafi/