Please enter at least 3 characters.

Era Istrefi zgjat flokët, duket tërheqëse me ndryshimin e ri në pamje

2019/10/errrrrr.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është shumë e pëlqyer nga mijëra fansa për stilin e saj.

Ajo eksperimenton herë pas here me dukjen e saj, duke arritur kështu që gjithnjë të rrëmbejë vëmendjen e fansave.

Teksa kohëve të fundit, ishte shfaqur shpesh në rrjetet sociale me modelin e flokëve të shkurtra prej bionde - së fundmi ajo bëri një tjetër ndryshim të dukshëm.

Këtë herë, ajo vendosi t'i zgjatojë flokët e saj, duke marrë një pamje edhe më atraktive.

Istrefi ka ndarë me ndjekësit në InstaStory disa imazhe nga dukje e re, ku shfaqet mjaft tërheqëse nën ndryshimin e ri.

Përndryshe, ajo po shijon suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me Yellow Claw dhe Offset, këngën "Let's get married". /Telegrafi/