Please enter at least 3 characters.

Era Istrefi filmon trupin nga afër, derisa shijon pushimet në Mykonos

2019/07/eraistrefi_65942580_725407334561231_1642754019602135290_n-e1564588361352.jpg

Këngëtarja shqiptare e cila tashmë njihet edhe botërisht, Era Istrefi, është duke i shijuar pushimet në Mykonos bashkë me shoqëri. 

25-vjeçarja është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa ndan me fansat imazhe dhe video të llojllojshme.

Së fundmi, në llogarinë e saj personale, Instagram, ajo ka publikuar një video atraktive, e cila shfaqet duke filmuar trupin joshës nga afër.

Biondja duket tejet në formë, ku në prapavijë shihet duke u argëtuar me këngën "City Girls" të YNW Melly.

Përndryshe, Era po punon në projekte të reja ndërkombëtare, të cilat pritet të prezanton së shpejti para fansave të saj.

Ndërkaq, kënga e fundit që e ka lansuar titullohet “Was dy Liebe nennst”, në bashkëpunim me reperin rus, Algie. /Telegrafi/