Please enter at least 3 characters.

Episodi i 130-të i "O Sa Mirë": Drejtoresha Adelinë tregohet e pamëshirshme, Xhesika kujdeset që vëmendja të jetë tek ajo

2018/02/adelina-fk.jpg

Për shikuesit e shumtë të serialit komik "O Sa Mirë", ka ardhur episodi i 130-të me radhë.

Si gjithmonë, publiku ka mundësinë të shikojë një sërë skenash të reja përplot humor.

Në këtë episod, profesorët e shndërruar në studentë, sfidohen nga drejtoresha që portretizohet nga këngëtarja Adelina Ismaili.

Protagonistët e përhershëm vazhdojnë të bëjnë atë që dinë më mirë - të nxisin të qeshura te shikuesit.

Xhesika sërish kujdeset që e gjithë vëmendja e gjinisë së fortë të jetë tek ajo.

Ndërkaq, mos i humbni edhe gabimet gjatë xhirimeve që janë në fund.

Në kanalin zyrtar të "O Sa Mirë" në YouTube është publikuar episodi i ri i serialit që mund ta shikoni në videon e mëposhtme. /Telegrafi/