Please enter at least 3 characters.

Enver Sekiraqa kthehet në Dyz

2016/01/d-euml-shmia-e-ish-policit-revolja-sekiraq-euml-s-iu-vendos-nga-koleg-euml-t-e-mi_hd.jpg

Enver Sekiraqës nuk i ka zgjatur qëndrimi jashtë grilave më shumë se 30 orë. Para pak çastesh ai është marrë nga njësitet speciale të Policisë për t’u dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës për ta vazhduar vuajtjen e dënimit.

Vendimin për kthimin e Sekiraqës në burg e konfirmoi për KALLXO.com drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

“Po, sipas informatave që kemi, është dhënë urdhër nga Gjykata e Apelit që Enver Sekiraqa të kthehet në burg. Ai do të kthehet në burgun ku ka qenë. Kërkesa për kthimin në burg është bërë nga të njëjtit që e kanë lënë në arrest shtëpiak Enver Sekiraqën”, tha Sokol Zogaj.

Vitin e kaluar, Sekiraqa u dënua me 37 vjet burg nën akuzën për vrasje.