Please enter at least 3 characters.

Eni Koçi rikthehet pas një kohe të gjatë, nesër publikon këngën e re "Lamtumirë"

2020/12/Screenshot_9-1.png

Ajo ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.

Fjala është për artisten nga Shqipëria, Eni Koçi, e cila duket se po rikthehet me këngë të re pas një viti.

Këngëtarja, e cila ndiqet nga mijëra ndjekës në rrjete sociale, njoftoi fansat se nesër publikon projektin e ri.

Foto: Instagram

“Nesër, Lamtumirë në orën 19:00”, ka qenë mbishkrimi i postimit që ka ndarë në InstaStory.

E njëjta vetëm dy ditë më parë publikoi një insert të shkurtër nga klipi, të cilin duket se mezi po e presin edhe fansat dhe admiruesit e muzikës së saj.

E fundit këngë e lansuar nga Eni mban titullin “Sekreti”, të cilën e publikoi në tetor të vitit të kaluar.

Pavarësisht kësaj, bukuroshja shqiptare ka mbajtur mjaft aktiv fansat me imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria e saj. /Telegrafi/