Please enter at least 3 characters.

Eni Koçi dhe Elinel publikojnë klipin e ri "Larg"

2019/05/eni1.jpg

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Eni Koçi, dhe reperi i njohur kosovar, Elinel, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

"Larg" mban titullin kënga e tyre e re, e cila është një baladë e re R&B.

Muzika është punuar nga Genc Prelvukaj, i cili ka shkruar edhe një pjesë të tekstit në bashkëpunim me Elinel.

Kënga është vizualizuar edhe me një klip mjaft të veçantë, i cili i përshtatet tematikës, teksa dyshja vijnë plot hijeshinë me stilin e tyre.

Ana vizuale i është besuar produksionit Black Fish Entertainment.

Ndërkohë, Eni dhe Elinel vazhdojnë të jenë shumë të angazhuar me projekte të reja, duke mos munguar edhe në koncerte e mbrëmje muzikore të shumta. /Telegrafi/