Please enter at least 3 characters.

Emily Ratajkowski flet për mënyrën se si u rrënua martesa e saj: Nuk kryem marrëdhënie intime me ish-burrin për gjashtë muaj pas lindjes së djalit tonë

Sebastian Bear-McClard dhe Emily Ratajkowski

(Foto: AP)

Modelja dhe aktorja amerikane Emily Ratajkowski ka folur hapur për fundin e martesës së saj me Sebastian Bear-McClard, duke zbuluar se problemet në marrëdhënien e tyre filluan menjëherë pas lindjes së djalit të tyre Sylvester në vitin 2021.

Në një ese personale të botuar nga “The Cut”, Ratajkowski përshkroi sfidat e mëmësisë dhe periudhën që çoi në divorc, duke deklaruar se martesa e tyre filloi të shpërbëhej brenda vitit të parë pas ardhjes në jetë të fëmijës.

"Gjashtë muaj pasi lindi djali im, unë dhe burri im ndaluam së bëri seks. Më pak se një vit më vonë, u ndamë", shkroi modelja.

Ratajkowski deklaroi se kalimi në një fazë të re jetësore ishte jashtëzakonisht i vështirë dhe se amësia solli ndryshime fizike dhe emocionale që ndikuan edhe në marrëdhënien e saj martesore.

Sipas saj, prishja e martesës ndodhi në një periudhë që dukej e papritur, por edhe shumë e ngadaltë.

Si kujtesë, Ratajkowski dhe Bear-McClard u martuan në vitin 2018 dhe u ndanë në verën e vitit 2022 pas më shumë se katër vitesh martesë. Djali i tyre Sylvester Apollo Bear lindi në mars të vitit 2021.

Foto: Emily Ratajkowski/Instagram

Në të njëjtin ese, modelja reflektoi edhe mbi periudhën pas divorcit, duke pranuar se u përpoq të gjente një ndjenjë të re lirie dhe identiteti përmes një sërë marrëdhëniesh afatshkurtra.

Megjithatë, ajo theksoi se ky stil jetese nuk i solli kënaqësinë që priste dhe se fokusi i saj kryesor mbeti në rritjen e djalit të saj dhe përshtatjen me jetën si nënë beqare. /Telegrafi/