Please enter at least 3 characters.

Emery: E kontrolluam ndeshjen, por u desh ta shënonim golin e dytë

2019/05/UnaiEmeryOzil.jpg
295:"LONDON, ENGLAND - MAY 02: Mesut Ozil of Arsenal is subbed and shakes hands with Manager of Arsenal, Unai Emery during the UEFA Europa League Semi Final First Leg match between Arsenal and Valencia at Emirates Stadium on May 2, 2019 in London, England. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images,)
12:"Getty Images

Arsenali thuajse i ka humbur gjasat për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas barazimit (1-1) ndaj Brighton & Hove Albion.

Trajneri Unai Emery ka thënë se skuadra e tij e kontrolloi ndeshjen, mirëpo është dashur ta shënonte edhe golin e dytë.

"E dinim se do të jetë vështirë, por kur ishim 1-0 u desh ta shënonim edhe golin e dytë. Brenda 90 minutash e kontrolluam ndeshjen dhe pas golit të parë u përpoqëm ta shënonim edhe golin e dytë".

"Pas golit të tyre, krijuam më shumë raste shënimi, mirëpo ata u mbrojtën mirë, është skuadër e fortë në mbrojtje dhe këtë e dëshmuan sot (e diel)".

"E dinim se do të ishte vështirë, por përqendrimi jonë tash është Europa League. E kemi mundës në Ligën e Evropës që të bëjmë diçka të rëndësishme dhe do të përpiqemi ta bëjmë atë", ka thënë trajneri për BBC Sport. /Telegrafi/