Please enter at least 3 characters.

Elliott Management: Milani nuk është në shitje

2019/10/GettyImages-1176190330.jpg
231:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 21: Fans of Milan show their support during the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale at Stadio Giuseppe Meazza on September 21, 2019 in Milan, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Elliott Management insiston që nuk ka absolutisht asnjë plan për ta shitur Milanin dhe se kopania është e përkushtuar të ndihmojë financimin e një stadiumi të ri.

Eksperti financiar Luca Pagni kishte shkruar dje se humbjet rekorde prej 145.9 milionë euro  të Milanit ishin pjesë e një strategjie të Elliott për ta shitur pastaj klubin.

Sidoqoftë, një nga zëdhënësit e kompanisë ka thënë për Affariitaliani.itm se nuk ka gjasa që të shitet klubi, duke shtuar se po mendohen investime të reja.

AC Milan. (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

"E vetmja mundësi në tryezë është ndërtimi i një stadiumi të ri në zonën e San Siros”.

“Propozimet dhe kërkesat e paraqitura në Këshillin Bashkiak të Milanos, ishin bazuar në këtë ide. Nuk ka asnjë projekt tjetër”, ka thënë zëdhënësi.

Lojtarët e AC Milan . (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Fondi Elliott Management mori kontrollin e kuqezinjve në verën e vitit 2018 pasi pronari i mëparshëm Li Yonghong dështoi të pagoi një hua prej 303 milionë euro që e kishte marr kinezi për të blerë klubin. /Telegrafi/