Eliza pas vdekjes së Bill Paxton: Një humbje tragjike dhe shokuese
26/02/2017
Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, është shprehur e shokuar pasi mori lajmin për vdekjen e aktorit Bill Paxton.
Ai ndërroi jetë si pasojë e komplikimeve pas një ndërhyrjeje kirurgjike.
“Një humbje tragjike dhe shokuese... Një njeri aq i këndshëm dhe i talentuar”, ka shkruar aktorja në rrjetet sociale.
Eliza dhe Paxton kanë luajtur së bashku në filmin e vitit 1994, “True Lies”.
Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis janë dy protagonistët kryesorë të këtij filmi. /Telegrafi/


