Please enter at least 3 characters.

Elinel publikon videoklipin e ri

2019/04/Elinel-1.jpg

Reperi Elinel është duke vazhduar me publikimin e materialeve të reja muzikore.

"Zotit" titullohet kënga e tij më e re, e cila është kompletuar edhe nga ana vizuale.

Producenti Cricket qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën, ndërsa masterizimi është bërë nga Nome Entertainment.

Xhirimi i videoklipit është bërë nën drejtimin e Egzon Fejzullahit, ndërsa vet reperi është kujdesur për skenarin.

"Psimfoni" është kënga më e fundit që u publikua nga Elinel një javë më parë. /Telegrafi/