Please enter at least 3 characters.

Eliminohet Kastrioti, gati edhe Prishtina

2016/01/eliminohet-kastrioti-gati-edhe-prishtina_hd.jpg

Ekipi i Ukrainës të shtunën ka fituar midis kryeqytetit tonë ndaj Prishtinës me rezultat 26:17 – në ndeshjen e parë të rrethit të dytë në EHF Cup.

Të dielën zhvillohet po në Prishtinë ndeshja e dytë, e cila vështirë se do t’i shpëtojë femrat prishtinase nga eliminimi.

Në anën tjetër, vashat e Kastriotit kanë fituar si mysafire të Hubo Initia Hasselt në Belgjikë me rezultat 27:28.

Por, kjo fitore ishte e pamjaftueshme për ekipin ferizajas, i cili në ndeshjen e parë ishte mposhtur me rezultat 23:32. Kështu, Hubo Initia Hasselt eliminoi Kastriotin me rezultat të përgjithshëm, 51:59. /Telegrafi/