Please enter at least 3 characters.

Eleni Foureira me sukses të ri, këngëtarja shqiptare rrëmben dy çmime të rëndësishme në Greqi

2019/06/GettyImages-1151232630-1-e1561729674837.jpg
296:"ATHENS, GREECE - JUNE 19: In this handout photo provided by Phillip Plein, Eleni Foureira attends the opening of PP Athens Boutique at an unforgettable party hosted by Phillip Plein at Island in Athens Rivieria on June 19, 2019 in Athens, Greece. (Photo by Handout/Getty Images for Phillip Plein)
32:"Handout/Getty Images for Phillip

Sukseset e artistëve shqiptarë anembanë botës nuk kanë të ndalur.

Njëra nga këngëtaret e cila ka arritur famë të madhe në saje të karrierës së suksesshme është edhe Eleni Foureira.

Këngëtarja shqiptare së fundmi ka arritur të fitojë dy çmime të rëndësishme në Greqi, si "Artistja më e mirë femër" dhe "Kënga e vitit".

"Artistja më e mirë femër dhe kënga e vitit në MAD Radio. Dua të ju falënderoj të gjithëve prej thellësisë së zemrës, ne do i vazhdojmë t'i bëjmë ëndrrat realitet. Nata e kaluar ishte magjike", ka shkruar Foureira krahas imazheve të publikuar në Instagram.

Kujtojmë që vitin e kaluar 32-vjeçarja, e ka përfaqësuar Qipron në Eurovision me këngën "Fuego", ndërsa ishte shumë pranë që ta fitonte garën.

Ndërkaq, Eleni si fëmijë ishte larguar në Greqi bashkë me familjen e saj, ku edhe më pas vazhdoi karrierën e saj muzikore. /Telegrafi/