Please enter at least 3 characters.

Ekspertët italian: Rasti i parë me coronavirus është shfaqur në shtator të 2019

2020/07/4915a8f9dde9dc742fa32c074180441825e53029ee8feef4e6fb7bf284ea6e16.jpg
400:"People taking a gondola ride and a gondolier wave as the Italian Air Force acrobatic unit Frecce Tricolori (Tricolored Arrows) perform on May 29, 2020 over Venice as part of the Aeronautic military initiative "Abbraccio Tricolore" (Tricolor Hug), as the country eases its lockdown aimed at curbing the spread of the COVID-19 infection, caused by the novel coronavirus. (Photo by ANDREA PATTARO / AFP)
3:"AFP

Coronavirus filloi të qarkullonte në Itali që nga shtatori i vitit të kaluar, thanë studiuesit, në një zbulim që mund të shkatërronte kronologjinë kineze të pandemisë.

Shkencëtarët në Milano pretendojnë të kenë gjetur antitrupa të shkaktuar nga coronavirusi në mostrat e gjakut të marra nga pacientët me kancer në shtator të vitit 2019, pesë muaj para se të dokumentohej rasti i parë i transmetimit në familje të vendit, raporton dailymail.

Nëse konfirmohet, kjo do të nënkuptojë se sëmundja u përhap nga Kina në Evropë muaj më herët sesa mendohej më parë dhe ngriti pyetje serioze nëse Pekini dinte për virusin shumë kohë para se ta raportonte atë në botë, transmeton Telegrafi.

Kina së pari njoftoi se një 'pneumoni me shkak të panjohur' po përhapej më 31 dhjetor 2019, duke thënë se ishte përqendruar rreth një tregu të produkteve të detit në qytetin e Wuhanit.

Por mjekët kinezë më pas dolën përpara për të thënë se kishin paralajmëruar për një lloj të ri të infeksionit të frymëmarrjes për javë më parë, duke bërë që Pekini të ndryshojë kohën - duke thënë se infeksioni i parë ndodhi më 8 dhjetor.

Ndryshe, një studim i prodhuar nga studiues kinezë, por i pa pranuar nga qeveria dha më pas datën 1 dhjetor, ndërsa dokumentet e rrjedhura sugjeruan se rastet e para u zbuluan më 17 nëntor. /Telegrafi/