Please enter at least 3 characters.

Ekskluzive - Leonora Jakupi flet për projektin e ri "Diamant" (Foto)

2016/01/e-bukura-ka-nj-euml-em-euml-r-leonora-jakupi-foto_hd.jpg

Leonora Jakupi, pas bashkëpunimit me Gold Ag, së shpejti sjellë projektin e saj më të ri.
"Diamant" titullohet kënga më e re e këngëtares, e cila do të ketë ritme Popmix, ka bërë të ditur Leonora, në një prononcim për Telegrafin.

Të shtunën, është paraparë të lansohet klipi i realizuar nga Max Production ka thënë Leonora, e cila nuk ka shpalosur shumë detaje me arsyetimin se do të jetë një befasi për fansat e saj.

Përveç të tjerash, Leonora në shtator do të sjellë albumin e saj me këngë të reja dhe një përmbledhje të hiteve të saj./Telegrafi