Please enter at least 3 characters.

Ekskluzive: Dardan Berisha transferohet te Cibona

2016/01/ekskluzive-dardan-berisha-transferohet-te-cibona_hd.jpg

Lajmin e ka kumtuar vetë lojtari ekskluzivisht për Telegrafin, teksa ka bërë të ditur se nesër në mëngjes në ora 10:00 do ta nënshkruajë kontratë zyrtarisht.

Telegrafi pati raportuar se pas ndeshjes miqësore që u zhvillua mes Sigal Prishtinës dhe Cibonës, drejtuesit e skuadrës kroate kishin mbetur të mahnitur me aftësitë e supertalentit kosovar dhe që atëherë kanë filluar negociatat për ta transferuar atë.

Pas suksesit të tij të madh me Sigal Prishtinën, ku arritën edhe ta fitojnë Ligën Ballkanike, me ç’rast Dardani u shpall edhe MVP, drejtuesit e Cibonës i kanë ofruar atij një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit.

“Jam shumë i lumtur për këtë, kjo ishte një ëndërr e imja e kamotshme”, ka deklaruar Berisha ekskluzivisht për Telegrafin, teksa ka bërë të ditur se nesër do ta zyrtarizojë transferimin te skuadra e idhullit të tij të fëmijërisë, Drazen Petrovic.

Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për basketbollin kosovar, pasi Berisha është i vetmi lojtar kosovar që ka arritur të luajë për një skuadër me renome botërore, siç është Cibona e Zagrebit. /Telegrafi/