Ekskluzive: Berisha arrin marrëveshje me Sigal Prishtinën
Si duket telenovelës Berisha më në fund i erdhi fundi. Vendimin që të gjithë po e prisnin me padurim më në fund është marrë. Dardani do të luaj për Sigal Prishtinën.
Burimet e Telegrafit kanë njoftuar se marrëveshja është arritur sot pas disa takimeve maratonike me drejtuesit e Sigal Prishtinës të cilët si duket i kanë ofruar një pagë të majme dhe natyrisht mundësinë për të luajtur në Ballkan Ligë, që është arsyeja kryesore që e bindi këtë lojtarë.
Ende nuk dihen detajet e kontratës, por është vetëm çështje orësh kur klubi do të dalë me një deklaratë zyrtare për këtë super-transferim.
Në anën tjetër edhe KB Peja e ka konfirmuar një gjë të tillë. Përmes një njoftimi ata e kanë falënderuar Berishën për kontributin e dhënë dhe njëkohësisht e kanë pranuar largimin e tij drejt Sigal Prishtinës. /Telegrafi/


