Please enter at least 3 characters.

Ekipi suedez fiton në udhëtim, feston me vetëm një tifoz i cili udhëtoi 1200 kilometra (Foto)

2016/10/gefle-e1477664518748.jpg

Ekipi suedez Gefle ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Kalmari me rezultat 1-0.

Por, festa e ekipit mysafir ishte thjesht epike.

Ata nuk hezituan që të afrohen te vetëm një tifoz i cili kishte udhëtuar 1200 kilometra për ekipin në anën tjetër të Suedisë ku u zhvillua dueli.

Fitorja e madhe e Gefles jo vetëm që gëzoi tifozin, por prania e tij mahniti lojtarët, të cilët u grumbulluan dhe festuan me të dhe e falënderuan për pjesëmarrje në udhëtim të largët, shkruan Telegrafi.

Kjo foto epike dhe gjesti fenomenal i lojtarëve të Gefles tregon edhe një herë se futbolli është më shumë se sa sport.

Keni udhëtuar ju për skuadrën e zemrës në një stadium të largët? Na tregoni eksperiencat tuaja... /Telegrafi/