Please enter at least 3 characters.

Ekipet e Serie A në izolim nga 15 ditë që nga dita kur fillojnë stërvitjet në grup

2020/03/GettyImages-1031131960.jpg
293:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - SEPTEMBER 02: A billboard with the soccer series league logo is displayed prior the serie A match between US Sassuolo and Genoa CFC at Mapei Stadium - Citta' del Tricolore on September 2, 2018 in Reggio nell'Emilia, Italy. (Photo by Pier Marco Tacca/Getty Images)
12:"Getty Images

Skuadrat dhe stafi teknik i klubeve të Serie A do të mbesin të izoluar për 15 ditë nga koha kur të rifillojë stërvitja në grup.

Këtë e ka kërkuar Komiteti Shkencor dhe Teknik i Italisë, që dëshiron të ndihmojë rikthimin e ndeshjeve në Serie A në kushte më të sigurta të mundshme

Ata kanë shpjeguar se lojtarët dhe stafi do të duhen të futen në periudhë izolimi kur të kthehen stërvitjet në grup.

“Skuadra dhe anëtarët e stafit teknik do të mbesin në izolim për 15 ditë nga rikthimi i stërvitjeve në grup”, ka shpjeguar komiteti.

Kushtet janë për të përgatitur klubet për periudha më të gjata të izolimit në kampe stërvitore për të evituar ndonjë infektim nga jashtë.

Serie A është duke punuar në protokolle për rifillim të stinorit.

Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora, ka thënë se stërvitjet në grup mund të rifillojnë nga 18 maji, por ka paralajmëruar se gjithë skuadra do të futet në karantinë nëse një lojtar apo një anëtar i stafit del i infektuar me coronavirus.

Cagliari të martën ka njoftuar se nuk ka ndonjë rast pozitiv me coronavirus në radhët e veta. /Telegrafi/