Please enter at least 3 characters.

Ekipet e KRM “Pastrimi” vazhdojnë punën për një Prishtinë më të pastër

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka bërë të ditur se ekipet e saj janë çdo ditë në terren, pa dallim moti, për të mbajtur kryeqytetin të pastër dhe të rregullt.

Në njoftim thuhet se falë përkushtimit të punëtorëve, rrugët, trotuaret dhe hapësirat e gjelbra të Prishtinës po mbeten më të pastra, më të sigurta dhe më të bukura për qytetarët.

“KRM Pastrimi” ka shprehur mirënjohje për punën e ndershme dhe energjinë që punëtorët e saj japin çdo ditë në shërbim të qytetit. /Telegrafi/