Please enter at least 3 characters.

Egzon Shabani ndahet me Besën

2016/01/egzon-shabani-ndahet-me-bes-euml-n_hd.jpg

Mesfushori ferizajas Egzon Shabani është ndarë me skuadrën e Besës vetëm pas një muaji që nënshkroi me këtë skuadër.

Arsye sipas lojtarit është që Besa nuk ka qëndruar prapa fjalëve dhe premtimeve. “Besa e Pejës nuk e ka mbajtur fjalët e dhënë dhe për këtë arsye nuk jam lojtar i kësaj skuadre”, tha Shabani për Gazetaolle.com.

Shabani më parë ka luajtur për Ferizajn dhe Kosovën e Vushtrrisë, duke spikatur si mesfushor.

Besa ditë më parë kishte arritur marrëveshje edhe me Mentor Zhdrellën, por klubi nuk i kishte kryer obligimet dhe lojtari nënshkroi pastaj me Feronikelin. /Telegrafi/