Please enter at least 3 characters.

Edon Zhegrova pritet me flamur të UÇK-së në Torino nga një tifoz shqiptar

5:"Bardh

Sulmuesi kosovar Edon Zhegrova ka mbërritur sot (e hënë) në Itali, aty ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit me Juventusin. 

Pas disa muajsh spekulimesh për të ardhmen e tij, sulmuesi dardan më në fund siguroi lëvizjen e ëndrrave.

‘Zonja e Vjetër’ u pajtua me Lille për një shumë prej 20 milionë eurosh për transferimin e tij.

Ardhja e tij në qendrën ku kryhen testet mjekësore për lojtarët e Juventusit, u prit me shumë entuziazëm nga tifozët e klubit.

Në mesin e qindra tifozëve të pranishëm, ishte edhe një tifoz shqiptar i cili erdhi bashkë me flamurin e UÇK-së (momentin mund ta ndiqni nga minuta 1:57).

Kjo i ra në sy menjëherë Edonit i cili u afrua për ta nënshkruar flamurin.

Kujtojmë se Zhegrova pritet të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me Juventusin, e cila do të jetë e vlefshme rreth 2.5 milionë euro në sezon./Telegrafi/