Edi vë në siklet Londrimin, e ngacmon dhe e prek në të pasme brenda shtëpisë së BBVK 4
Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova ka nisur me ritëm të lartë, dhe një nga banorët që ka spikatur më shumë në 24 orët e para është padyshim Eduard Kuçi.
Por momenti që ka marrë më shumë vëmendje në rrjetet sociale ka qenë ai mes tij dhe banorit Londrim Mekaj.
Teksa Londrimi ndodhej në lavanderi bashkë me banoren Sasa, në një atmosferë krejt të qetë, Edi afrohet papritur gjatë daljes nga dhoma dhe me shaka e prek me shuplakë në të pasme.
Reagimi i Londrimit ishte po aq i shkujdesur, duke e kthyer situatën në humor, por momenti shkaktoi habi dhe buzëqeshje edhe tek banorët e tjerë që e panë.
Me të qeshur, Londrim Mekaj tha se tashmë i duhet të “sigurojë të pasmet”, pasi edhe Linda më herët ia kishte prekur në formë shakaje.
Komenti i tij u shpërnda me shpejtësi në rrjet, duke u bërë një nga klipet më virale të orëve të para të edicionit. /Telegrafi/


