Edhe Velesi nuk do të organizojë festë për vitin e ri
21/12/2016
Pas Kumanovës, edhe Velesi ka vendosur që mos harxhojë mjete për festimet e vitit të ri, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i komunës së Velesit, Sllavço Çadiev ka vendosur që 120 mijë denarë që ishin paraparë që të harxhohen për festë dhe zbukurime për vitin e ri, të njejtat do të jepen për familjet në nevojë.
Për fund, Çadiev tha, shpresojmë se shembullin tonë do ta ndjekin edhe komuna e institucione tjera./Telegrafi/


