Edhe sot mot me shi
31/05/2020
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se mbi vendin tonë edhe sot do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje shiu.
Kjo si pasoj e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, të cilat do të krijojnë kushte për formim të vranësirave të dendura dhe jo stabile.
Gjatë ditës, pos intervaleve me diell, parashihen reshje shiu të shoqëruara dhe vende-vende parashihet të ketë edhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s. /Telegrafi/


