Please enter at least 3 characters.

Edhe Shpati agjëron Ramazanin

2016/01/shpatin-e1434043844360.jpg

Shpat Kasapi do të vazhdojë ta agjërojë muajin e Ramazanit edhe këtë vit.

Këngëtari nga Tetova, ka konfirmuar se ai vazhdon të agjërojë muajin e Ramazanit derisa u ka uruar të gjithë besimtarëve një “agjërim as më të lehtë”.

“Te gjithë besimtarëve mysliman, ju uroj fillimin e muajit te shenjtë të Ramazanit me dëshirat për agjërim të lehtë”.

“Ramazani është periudha që i bën bashkë të gjithë njerëzit në reflektim ndaj punës dhe angazhimit për solidaritet dhe trajtim të të gjithëve në mënyre të barabartë, me dashuri dhe në paqe, ashtu siç e predikon feja islame. Me Fat Muaji i shenjtë i Ramazanit”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

Më herët muajin e Ramazanit u zotua se do ta agjërojë edhe një tjetër këngëtar nga Maqedonia, Adrian Gaxha. /Telegrafi/