Please enter at least 3 characters.

Edhe presidenti i Akademisë, John Bailey hetohet për keqtrajtime seksuale

2018/03/John-Bailey-2-e1521388913109.jpg
285:"BEVERLY HILLS, CA - MARCH 02: Academy President John Bailey speaks onstage portrait at The Oscars Foreign Language Film Award Directors Reception at the Academy of Motion Picture Arts and Sciences on March 2, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by Rodin Eckenroth/Getty Images)
12:"Getty Images

John Bailey, presidenti i Akademisë amerikane të arteve filmike dhe shkencave (AMPAS), që qëndron prapa çmimeve Oscar, është akuzuar për keqtrajtim seksual - bën të ditur BBC.Hollywood Reporter dhe Variety kanë raportuar më herët se Akademia tashmë i ka nisur hetimet, duke qenë se ndaj tij janë bërë tri akuza për abuzim seksual.

(Foto: Getty Images)

Bailey ishte zgjedhur president i AMPAS-it në gusht të vitit të kaluar. Mandatin katërvjeçar e kishte marrë pak para se të shpërthente skandali për keqtrajtimet seksuale në Hollywood.

Derisa po vazhdojnë hetimet, as Akademia e as kreu i saj nuk kanë dashur të komentojnë në lidhje me akuzat ndaj tij.

Filmbërësi 75 vjeçar është i njohur në mes tjerash edhe për filmat, "American Gigolo", "The Big Chill"  e "Groundhog Day".

(Foto: Getty Images)

Në vitin 2015 kishte marrë çmimin për vepër jetësore nga Shoqata Amerikane e Kinematografëve.

Kujtojmë se dhjetëra femra kanë ngritur akuza ndaj producentëve, aktorëve dhe filmbërësve për keqtrajtime seksuale në Hollywood. Madje disa akuza janë ngritur edhe për përdhunime. /Telegrafi/