Edhe Osmani firmos për Hajvalinë
05/12/2014
Krerët e Hajvalisë nuk kanë të ndalur. Skuadra nga Kishnica ka arritur marrëveshje me Shemsi Osmanin, i cili ishte pjesë e Llamkos Kosovës.
Ish futbollisti i Flamurtarit, Prishtinës, përmes profilit të tij në facebook, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me skuadrën e Ismet Munishit.
“Që nga sot jam pjesë e KF Hajvalisë. Shfrytëzojë rastin t’i falënderoj bashkëlojtarët, stafin dhe tifozërinë ‘Forca’ nga Vushtrria dhe të gjithë ata që na përkrahen në kushte të vështira. Faleminderit”, ka shkuar Osmani.
Hajvalisë i është bashkuar edhe Arbër Prekazi e Alban Dragusha. /KP/Telegrafi/


