EDHE NJË TJETËR DITË
Nga: Roy Harper (kënga origjinale nga albumi “Flat Baroque and Berserk” i vitit 1970, interpretimi në videon e mëposhtme nga Kate Bush dhe Peter Gabriel më 1979)Përktheu: Agron Shala
Çajniku vloi, dielli perëndoi, edhe një ditë shkoi
Ajo ma shërben çajin tibetian në një tabaka me lule
Në derë vizatohet, do të pallohet
Butësisht ka nevojë të deklarohet
Të kam dashur shumë kohë më parë, e ke të qartëAtje ku era lulet e veta “mos më harro” i bartëPor, s’kam mundur veten ta çlirojaPa ditur se çka dreqin është dashur të mësojaPor, do të doja ta kisha mësuar, se ndihem shumë e pikëlluarQë s’e bëra kurrë një fëmijë me ty
E pastaj nëpër dhomë, si brenda varrit, një mundësi rritet e pastaj venitet
Nata sa ka filluar, pse jemi kaq të ngatërruar nga vargonjtë e njëri-tjetrit?
Duhet ta pushtoj e duhet t’ia bëj derisa dashuria mbretëron
Dhe të ndiej lëngun si pikon teksa ajo në ajër pluskon
T’i fus flatrat e mia nën ofshamat e saj kur flakët e përjetësisë ndizen
E të na fshikullojë me kamzhikun e parë të agimit
Oh, vërtet, i dashur, ç’frikë duhet pasurKur kemi vetveten ulur mes nesh
E sa jemi në derë, s’mund të themi më shumë se: ndoshta një ditë tjetër
Dhe pa thënë një fjalë, fillova me dalë e u largova


