Please enter at least 3 characters.

Edhe një pikëkalim kufitar në veri të vendit me Serbinë

2016/01/edhe-nj-euml-pik-euml-kalim-kufitar-n-euml-veri-t-euml-vendit-me-serbin-euml_hd.jpg

Ky vendkalim kufitar është Banjska, i cili gjendet në fshatin Izvor të komunës së Zveçanit.

Në veri të Kosovës tashmë gjendet pika kufitare Jarinje, e cila është e vendosur në rrugën kryesore Rashkë-Leposaviq-Mitrovicë, dhe Bërnjaku në Zubin Potok, i cili ndodhet në rrugën Ribar-Mitrovicë.

Këto dy pika kufitare janë të integruar dhe kontrollohen bashkërisht nga Policia kosovare dhe ajo serbe, përkatësisht doganierët e Kosovës dhe Serbisë, transmeton Telegrafi.

Pika kufitare e tretë mes dy shteteve përkatëse do të hapet në rrugën Zveçan-Novi Pazar, e cila deri më tani ka qenë një rrugë alternative e udhëtimit. Gjithashtu kjo rrugë është përdorur kryesisht për kontrabandimin e mallrave nga Serbia për në Kosovës. /Telegrafi/