Please enter at least 3 characters.

Edhe një formë e kolesterolit të keq

2016/01/f.1231162602214_m.jpg

Për dallim prej kolesterolit tashmë të njohur LDL, përqendrimi i formës së re të zbuluar të kolesterolit, lipoproteinës (a), nuk mund të kontrollohet me uljen e konsumimit të yndyrave ose me marrjen e statinave si terapi.

Megjithatë, shkencëtarët thonë se përqendrimi i rritur i Lp(a) nuk është i rrezikshëm ashtu siç është përqendrimi i rritur i LDL-së.

Lp(a) lidhet me faktorët gjenetik, ndërsa vlerësohet se çdo i gjashti person ka një ose më shumë gjene të lidhura me përqendrimin e tyre të rritur./Telegrafi/