Please enter at least 3 characters.

Edhe një fitore për Romën

2016/01/edhe-nj-euml-fitore-p-euml-r-rom-euml-n_hd.jpg

Giallorossët mposhtën Chievon para tifozëve në Stadio Olimpico me rezultat 1-0.

Pas fraksionit të parë që prodhoi raste nga të dyja palët, rrjetat heshtën.

Edhe në fraksionin e dytë, vendasit e kishin të vështirë të arrinin te goli i epërsisë, por këtë e bënë në minutën e 67-të.

Pas një harkimi të Alessandro Florenzit, sulmuesi i kthyer te kryeqytetasit nga huazimet, Marco Borriello, shënoi golin e fitores.

Mesfushori shqiptar i Chievos, Përparim Hetemaj, luajti nga minuta e parë në këtë takim, ndërsa mori karton të verdhë në minutën e 76-të.

Roma vazhdon kryesimin me 30 pikë pas dhjetë xhirosh dhe ruan diferencën prej pesë pikësh kundrejt Napolit dhe Juventusit.

Me fitoren e 10-të pas xhiros së 10-të, Roma vë një rekord të ri në Serie A për fillimin më të mirë të një sezoni. Giallorossët thyejnë rekordin e Juventusit nga sezoni 2005/2006 që asokohe pati regjistruar nëntë fitore radhazi. /Telegrafi/