Please enter at least 3 characters.

Edhe një fëmijë u kafshua nga qeni

2017/03/Qeni-agresiv.jpg

Pas vdekjes së një fëmije katërvjeçar nga Kërçova nga kafshimi i qenit dhe disa raste tjera javëve të fundit, në Katllanovë ndodhi edhe një kafshim nga qentë ku u dëmtua sot një fëmijë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nga Agjencia për verinari në qytetin e Katllanovës informojnë se qeni që ka kafshuar fëmijën nuk ka qenë qen rruge por qen i cili ka pasur pronar dhe ka qenë i vaksinuar me kohë.

Nga kjo agjenci informojnë që të gjithë qentë në qytet dhe rrethinë janë izoluar dhe se janë marrë masat e duhura. /Telegrafi/