Please enter at least 3 characters.

Edhe Mancini e Benitezi në mesin e trajnerëve që mund të zëvendësojnë Bilic

2017/05/mancini_2490151b.jpg

Savan Bilic me shumë mundësi do të largohet nga West Ham Unitedi në fund të sezonit.

Sipas Guardian, tashmë klubi anglez ka filluar të mendojë për zëvendësuesit e kroatit.

Rafa Benitez dhe Roberto Mancini janë trajnerët me gjasat më të mëdha për të drejtuar klubin anglez në sezonin e ri.

Spanjolli aktualisht është pjesë e Newscastle Unitedit, ndërsa italiani është pa ekip.

West Hami momentalisht renditet në vendin e 15-të në Ligën Premier. /Telegrafi/