Edhe KFOR i bashkangjitet ARM-së për të pastruar vendet e vërshuara (Foto)
12/08/2016
KFOR mbrëmë ka mbërritur në vendet e vërshuara në periferi të Shkupit për t'i ndihmuar Armatës së Republikës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Njëherit ARM ka filluar të bëjë dezinfektimin e shtëpive dhe oborreve. KFOR-i me mjetet e tyre është duke pastruar rrugët e mbuluara nga balta.
Nga ARM thonë se janë duke përmbushur çdo detyrë që ju jepet nga shteti dhe nga institucionet e përfshira në ''Shtabin e krizave'' dhe thonë se qytetarëve ju nevoitet ujë dhe elemente tjera për pastrim.
Pastrimi vazhdon edhe sot./Telegrafi/


