Please enter at least 3 characters.

Edhe Jennifer Lopez denoncon ngacmim seksual

2018/03/kilo-e1521226023196.jpg
265:"MINNEAPOLIS, MN - FEBRUARY 03: Recording artist Jennifer Lopez performs onstage during the 2018 DIRECTV NOW Super Saturday Night Concert at NOMADIC LIVE! at The Armory on February 3, 2018 in Minneapolis, Minnesota. (Photo by Kevin Winter/Getty Images for DirecTV)
24:"Getty Images for DirecTV

Edhe këngëtarja dhe aktorja e njohur Jennifer Lopez ka folur për ngacmimet seksuale.

Ajo ka treguar në një intervistë për 'Harper's Bazzar" se është bashkuar iniciativës "#MeToo", e cila mbështetë gratë karrieriste të cilat janë ngacmuar seksualisht në vendet e tyre.

“Bëhet fjalë për një nga provat e para të mia për të marrë pjesë në një film në vitet ‘90. Mu kërkua nga regjisori të hiqja këmishën dhe ti tregoja gjoksin. Unë nuk e bëra. E dija që ajo nuk ishte rruga e duhur. Në mendjen time ishte e qartë që nuk ishte një sjellje e mirë. E di që do përfundonte në një tjetër mënyrë, por mendoj se në fund shpirti i Bonx (vendi ku është rritur) më kujtoi që disa gjëra nuk i bëjmë”, ka thënë Jennifer Lopez.

Ndërkohë, e pyetur nëse ka pasur ngacmime kur është futur në Hollywood, Lopez u përgjigj duke treguar se nuk ia ka ndodhur njëlloj si kolegëve të saj.

“Nuk kam pasur abuzime në mënyrën se si kanë denoncuar shumë aktore kohët e fundit”, ka përfunduar J.Lo. /Telegrafi/