Please enter at least 3 characters.

Edhe Gjakova vazhdon tutje në Baku, mposht francezen

2016/01/edhe-gjakova-vazhdon-tutje-n-euml-baku-mposht-francezen_hd.jpg

Ajo fitoi pikët kryesore me Wazzari, por kundërshtarja u dorëzua dhe fitorja është llogaritur me Ippon.

Në kategorinë deri 57 kilogramë, Nora Gjakova është e 38-ta në ranglistë, ndërsa kundërshtarja e saj, francezja Laetitia Blot është e 12-ta.

Blot 32-vjeçare ka qenë kampione e botës dhe Evropës, por në gara ekipore.

Në konkurrencë individuale ka fituar turne, por jo ata të nivelit më të lartë.

Bartëse në grupin e Norës është rumunja Corina Caprioriu, e dyta në ranglistën botërore.

Gjakova 22-vjeçare e nisi vitin me një vend të parë në African Open në Tunis dhe një vend të tretë në European Open në Sofje, por më pas u eliminua herët nëpër gara.