Please enter at least 3 characters.

Edhe dy medalje të arta në Kampionatin Evropian për peshëngritësin Briken Caljen

2018/03/kamp-2.jpg

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, ka shkëlqyer në Eurpianin që po zhvillohet në Rumani, duke marrë tre medalje ari.

Peshëngritësi shqiptar arriti të kalojë me sukses të 3 provat dhe të ngrejë 146 kilogramë, duke zënë vendin e parë në peshën deri 69 kilogram në stilin e shkëputjes.

Po ashtu, Calja u rendit i pari edhe në stilin e shtytjes me 175 kilogramë, në provën e tretë të tij. Ndërkohë, peshëngritësi shqiptar ishte pa rivalë ne dygarësh me 321 kilogramë.

“Jam shumë i lumtur. Suksesin ia dedikoj familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve”, tha Calja pas garës.

Në të njëjtën kategori, peshëngritësi tjetër shqiptar, Arbër Çerçizi arriti të renditet vetëm në vendin e 7. Ky i fundit ngriti 135 kilogramë në provën e parë dhe dështoi në dy të tjerat, për të ngritur 141 dhe 142 kilogramë. /gazeta-shqip/