Please enter at least 3 characters.

Edhe ambasadori Abbott uron besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit

2020/02/Nicholas-Abbott-ambasadori-britanik-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Abbott përmes një postimi në Facebook, ka uruar që festa e Kurban Bajramit të sjellë shëndet e paqe, transmeton Telegrafi.

"Ju uroj të gjithë myslimanëve në Kosovë dhe më gjerë në botë, gëzuar Kurban Bajramin (Eid al-Adha). Kjo festë le t’u sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet juve dhe familjeve tuaja", ka thënë ai.

Ndryshe, besimtarët myslimanë si në mbarë botën ashtu edhe në Kosovë, sot kremtojnë festën e Kurban Bajramit. /Telegrafi/