Please enter at least 3 characters.

"E vështirë që perëndimorët të dallojnë aziatikët", trajneri i Koresë së Jugut tregon taktikën që ka përdorur për të shpërqendruar kundërshtarët

2018/06/Shin-Tae-Yong.jpg
266:"JEONJU, SOUTH KOREA - JUNE 01: South Korean head coach Shin Tae-Yong during the international friendly match between South Korea and Bosnia & Herzegovina at Jeonju World Cup Stadium on June 1, 2018 in Jeonju, South Korea. (Photo by Chung Sung-Jun/Getty Images)
12:"Getty Images

Ndeshja e parë e së hënës në Kampionatin Botëror është ajo mes Përfaqësueses së Suedisë dhe Koresë së Jugut.

Pas raportimeve se suedezët kanë spiunuar Korenë e Jugut duke tentuar të kuptojnë taktikat e tyre para përballjes së tyre në Grupin F.

Por, për këtë ka kohë që ka menduar trajneri korean, Shin Tae-yong, i cili ka treguar një taktik që e ka përdorur deri më tani për të shpërqendruar skuadrat kundërshtare.

(Foto: Getty Images)

Ai ka thënë se i ka kërkuar lojtarëve që të shkëmbejnë fanellat dhe numrat e tyre gjatë stërvitjes dhe ndeshjeve miqësore.

Këtë e ka bërë pasi ai e kupton që evropianët e kanë të vështirë të kapin dallimet mes aziatikëve.

(Foto: Getty Images)

"Ne kemi dashur të shpërqendrojmë përfaqësuesen e Suedisë. Ja pse e kemi bërë", ka thënë fillimisht Shin Tae-Young në konferencën për media, kur u pyet pse ndërrojnë fanellat.

"I kemi ndërruar pasi nuk dëshirojmë t'i tregojmë asgjë kundërshtarëve tonë. Ki Sung-Yueng me siguri e njohin, ashtu si Son Heung-min, por te lojtarët tjerë mund të jetë pak të shpërqendruar".

(Foto: Getty Images)

"Është shumë e vështirë për perëndimorët të vërejnë dallimet mes aziatikëve, ja pse e kemi bërë atë", shtoi për fund trajneri.

Me siguri kjo deklaratë ka prishur paska taktikat e suedezëve, por kjo më së miri do shihet në fushë. /Telegrafi/