E thjeshtë dhe me stil, Evi Reçi vjen e mahnitshme në reklamën e fundit (Video)
05/10/2017
Këngëtarja e njohur Evi Reçi ka rënë gjithmonë në syrin e publiku për thjeshtësinë dhe paraqitjen e saj.
Vokali i saj i këndshëm si dhe qetësia skenike, i ka dhënë asaj gjithmonë hijeshi.
Këngëtarja e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Firenze të Italisë, ka realizuar së fundmi një video-reklamë për promovimin e një ndërtese të një kompanie në Shqipëri.
Evi është po aq e bukur sa edhe Arkitektura, dhe shëtitja e saj nëpër ambientet e brendshme të ndërtesës, i jep asaj një tjetër frymë.
Ajo e ka bërë prezantimin në gjuhën angleze, ndërsa ka arritur të marrë vëmendjen me dukjen e saj joshëse. /Telegrafi/


