Please enter at least 3 characters.

E shkeli urdhrin mbrojtës, arrestohet një person në Gjakovë

2024/06/policia-arrestim-e1459677672314-720x406-1.jpg

Një grua ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj duke e shkelur urdhrin mbrojtës ka shkuar te dera e shtëpisë së saj dhe e kishte shqetësuar.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 00:40, në Gjakovë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar (ish-bashkëshorti i saj) duke e shkelur urdhrin mbrojtës ka shkuar te dera e shtëpisë së saj dhe e kishte shqetësuar. I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me prokurorin pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/