Please enter at least 3 characters.

E pabesueshme - Fansi i MC Kreshës në koma, reagon pas vizitës së tij (Video)

2016/04/krehsa.png

Reperi mitrovicas Mc Kresha sot ka pasur një ditë shumë emocionuese.
Ai me kërkesë të familjes, ka vizituar fansin e tij i cili tash e disa ditë gjendet në koma pas kontaktit me rrymën elektrike.

Në momentin kur reperi ka tentuar të komunikojë me djaloshin, Veton Kryeziun nga Xërxa e Rahovecit, ky i fundit ka filluar lëvizjen e disa gjymtyrëve.

Për ekranin e Klan Kosova, Kresha deklaroi i përlotur se momenti i shtrëngimit të dorës ishte tejet emocionues.

Një familjar i Vetonit tregoi se ai është rritur me muzikën dhe aktivitetet e reperit dhe prandaj menduan ta ftojnë Kreshnikun i cili mund të ndikonte për daljen nga koma.

Videoja e mëposhtme tregon ngjarjen tejet emocionuese.