E kryer, Real Madridi arrin marrëveshje përfundimtare për Yan Diomand - mbi 100 milionë euro kushtoi transferimi
Sipas raportimeve, Real Madrid ka siguruar përforcimin kryesor të afatit kalimtar të verës, duke arritur marrëveshje me RB Leipzig për transferimin e talentit nga Bregu i Fildishtë, Yan Diomande.
Klubi madrilen do të paguajë rreth 100 milionë euro për kartonin e 19-vjeçarit, i cili është cilësuar si një nga talentet më premtues të futbollit evropian, sipas Fabrizio Romanos.
Pasi hoqi dorë nga një transferim i mundshëm i Michael Olise nga Bayern Munich, Real Madridi e ktheu vëmendjen te Diomande dhe arriti ta mposhtë konkurrencën e klubeve të mëdha si Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Arsenal.
🚨💣 BREAKING: YAN DIOMANDE TO REAL MADRID, HERE WE GO! ⚪️✨
Agreement closed tonight with RB Leipzig for fee over €100m for the Ivorian winger.
Diomande will fly to Madrid this week for medical tests and contract signing until June 2031.
DONE. 🇨🇮 pic.twitter.com/WNtgJysivC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 26, 2026
Në sezonin e fundit, anësori afrikan zhvilloi një edicion mbresëlënës me fanellën e Leipzigut, duke regjistruar 15 gola dhe 11 asistime në 46 paraqitje në të gjitha garat.
Ky transferim ka edhe një prapavijë strategjike për Real Madridin, pasi Diomande dhe Vinícius Júnior përfaqësohen nga e njëjta agjenci, ROC Nation.
Përfaqësuesit e Viniciusit pritet të udhëtojnë drejt Madridit për të finalizuar marrëveshjen e transferimit të Diomandes, por njëkohësisht edhe për të diskutuar situatën e kontratës së yllit brazilian me klubin spanjoll.
Nëse marrëveshja zyrtarizohet, shuma prej 100 milionë eurosh do ta vendosë Diomanden në mesin e transferimeve më të shtrenjta të këtij afati kalimtar verore.
🚨 CONFIRMED: Agreement reached between Real Madrid & RB Leipzig for Yan Diomandé. @FabriceHawkins 🇨🇮✅ pic.twitter.com/odhXHymv3x
— Madrid Xtra (@MadridXtra) July 26, 2026
Njoftimi zyrtar pritet të bëhet përpara se skuadra e drejtuar nga José Mourinho të udhëtojë drejt Austrisë për fazën përgatitore të sezonit të ri. /Telegrafi/


