Please enter at least 3 characters.

E kryer, Alejandro Garnacho kalon te Chelsea - marrëveshje totale mes klubeve

Chelsea ka arritur marrëveshje me Manchester United për transferimin e Alejandro Garnacho, raporton Fabrizio Romano.

Garnacho ka shprehur dëshirën e tij për t’u bashkuar vetëm me Chelsean dhe pritet të nënshkruajë një kontratë shtatëvjeçare me klubin për një shumë afërsisht 46 milionë euro, shkruan Fabrizio Romano.

Sulmuesi largohet nga Manchester United pas pothuajse pesë viteve në klub. Ai filloi me ekipet e të rinjve dhe u ngjit në ekipin e të rriturve, duke debutuar si profesionist në prill të vitit 2022.

Që atëherë, Garnacho ka regjistruar 144 paraqitje për Djajtë e Kuq, duke shënuar 26 gola dhe duke dhënë 19 asiste.

Ky transferim shënon një kapitull të ri në karrierën e lojtarit argjentinas, i cili pritet të forcojë sulmin e Chelsea në Ligën  Premier dhe garat evropiane. /Telegrafi/