Please enter at least 3 characters.

E konfirmon Sindikata: Punëtorëve të KEK-ut nga marsi u rritet paga për 100 euro

2018/02/Protesta-e-sindikates-dhe-punetoreve-te-KEK-ut-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Sindikatë së Re të KEK-ut, Rafet Osmani ka njoftuar se Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut kanë vendosur që punëtorëve të KEK-ut tu rritet paga mujore nga muaji mars në shumë prej 100 eurove.

“Të nderuar anëtarë SR KEK-ut dhe punëmarrës të KEK-ut, ju njoftojmë se morëm informatën më shkrim nga bordi i KEK-ut dhe menaxhmenti i KEK-ut se rritja e pagave për punëtorët e KEK-ut në mënyrë lineare nga 100€ do të ndodhë me pagën e Marsit që do të merret me 15 Prill 2018", ka njoftuar Osmani në profilin e tij, në rrjetin Social Facebook.

Punëtorët e KEK-ut ditë më parë kishin protestuar në qendër të Prishtinës për ngritjen e pagave, pas premtimit që iu ishte bërë nga Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli gjatë fushatës elektorale. /Telegrafi/