Please enter at least 3 characters.

E gjitha pjesë e planit? Skenat në tunel shfaqin Giroud dhe Pulisic duke folur si ta shënojnë golin ndaj Norwichit

2020/07/Oliverfk.jpg

Chelseat i ka mjaftuar një gol për të regjistruar pikë të plota në fitoren e zhvilluar të martën mbrëma ndaj Norwich Cityt.

Goli i vetëm u shënua në fund të pjesës së parë të takimit (45’), ndërsa realizues ishte Olivier Giroud.

Qendërsulmuesi francez e priti një harkim në zonë nga anësori Christian Pulisic dhe e nguliti me kokë topin në rrjetë.

Porse, prapaskenat e ndeshjes në Stamford Bridge që janë publikuar nga Chelsea tregojnë se aksioni i golit ishte i planifikuar.

Një xhirim i realizuar në tunel gjatë hyrjes së skuadrave në fushë, i shfaq dy protagonistët teksa diskutojnë për mënyrën e lojës. /Telegrafi/